Tematike
Lejohet GPS dhe filmimi për vëzhgimin e të dyshuarve për abuzim me sigurime
Me të renë, detektivët do të kenë të drejtë të filmojnë edhe në ballkonet dhe kopshtet private, në tastet kur këtë e bëjnë nga rruga. Deputetë të SP-së kanë thënë se një përgjim i tillë me GPS nëpër ambiente private, me ligjet në fuqi nuk lejohet as për personat e dyshuar për terrorizëm.
Ajo që ishte paralajmëruar prej kohësh, rikthimi i detektivëve socialë për përgjimin e të dyshuarve për abuzim me ndihmat sociale ose të invaliditetit, do të bëhet realitet. Këtë e ka “vulosur” dje me shumicë votash (140 me 52) Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, pasi që më parë njësoj kishte vendosur edhe Dhoma e Kantoneve, shkruajnë mediet zvicerane.
Me vendimin e ri, personat që marrin pension të invaliditetit, ata që janë në pushime mjekësore dhe të tjerët që marrin ndihma sociale, do të jetë më e thjeshtë të përgjohen në rast dyshimi për mashtrim të sigurimit, transmeton albinfo.ch.
Risi këtu është se detektivët privatë të angazhuar nga sigurimi, në të ardhmen do të kenë të drejtë të vendosin pajisjet GPS për të vëzhguar, përgjuar personat e dyshuar, në mënyrë që të mund të dëshmohet abuzimi eventual me të sigurimin. Megjithatë, për këtë lloj vëzhgimi, detektivëve u nevojitet një leje nga gjyqtari. Ndërkaq, për xhirime të zërit dhe të pamjes (filmime), ata nuk kanë nevojë të marrin pëlqimin e gjyqtarit.
Me të renë, detektivët do të kenë të drejtë të filmojnë edhe në ballkonet dhe kopshtet private, në tastet kur këtë e bëjnë nga rruga, transmeton albinfo.ch. Në parim, të dyja dhomat e Parlamentit kanë rënë në ujdi sa i përket metodave të lejuara të përgjimit.
Me vendimin e ri shprehen të kënaqur deputetët nga e djathta, të cilët e kanë mbivotuar të majtën, e cila ankohet se kështu po i hapet udha cenimit të privatësisë dhe trajtimit arbitrar të personave të prekur. Madje, deputetë të SP-së kanë thënë se një përgjim i tillë me GPS nëpër ambiente private, me ligjet në fuqi nuk lejohet as për personat e dyshuar për terrorizëm.
Edhe Këshilli Federal ose qeveria e vendit ka qenë kundër një qëndrimi të tillë
Po ashtu edhe federata që bën bashkë organizatat e personave me nevoja të veçanta (të hendikepurave) “Inclusion Handicap” ka reaguar ndaj këtij vendimi. Ajo, në mundësitë e reja që sigurimet fitojnë për të vëzhguar të dyshuarit, sheh një “arbitraritet dhe erozion të shtetot të të drejtës”.
Personat e siguruar, të cilët shpeshherë kanë pësuar goditje të rënda në jetë, vihen kështu nën dyshimin e përgjitshhëm, thotë federata në fjalë. Ajo kërkon që Dhoma e Kantoneve të korrigjojë vendimet e marra nga Dhoma Nacionale, përcjell albinfo.ch. Ky korrigjim duhet të konsistojë në atë që të gjitha vëzhgimet të mund të bëhen vetëm pasi t`i ketë lejuar gjyqtari dhe që të hiqet dorë nga vëzgimi me GPS.
E-Diaspora
-
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit Media publike zvicerane SRF i ka kushtuar një reportazh të veçantë klubit FC Kosova Cyrih, duke... -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













