Lajme
LDK-ja e përjashton mundësinë për koalicion me PDK-në
Kryetari i LDK-së, Isa Mutafa, ka thënë se Kosova duhet të përgatitet për zgjedhje të reja, të lira, pas regjistrimit të popullsisë dhe pas ligjit të ri zgjedhor, që do të eliminojnë mundësitë e keqpërdorimit të votës së lirë të qytetarit.
Lidhur me koalicionin e mundshëm të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, Mustafa ka thënë se nuk do të bëjë koalicion as të ngushtë e as të gjerë me PDK-në. Këto komente Mustafa i bëri mbrëmë gjatë ditës së dytë të fushatës elektorale për rivotimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mitrovicë,Ndërsa, kryetari i PDK-së dhe kryeministri i në largim, Hashim Thaçi ka ironizuar kërkesën Isa Mustafa për zgjedhje gjatë vjeshtës.
“Jam dakord me Isa Mustafën se zgjedhjet do të mbahen sërish në vjeshtë, por të vitit 2014”, ka thënë Thaçi, ndërsa ka vizituar disa lagje të Mitrovicës. Lideri i PDK-së, partia e të cilit ka fituar numrin më të madh të votave në procesin zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, ka thënë se pas rivotimit në Mitrovicë, do të formohet shpejt edhe qeveria e re.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja kanë pasur takime me banorët e fshatrave të ndryshme të Mitrovicës në kuadër të zgjedhjeve e jashtëzakonshme parlamentare të ripërsëritura të 12 dhjetorit. Ndërsa drejtues të Frymës së Re (FeR), subjekt politik që nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, kanë qëndruar në Mitrovicë, duke kërkuar votën e mitrovicasve në zgjedhjet e së dielës, edhe pse këto vota nuk do të ndikojnë në rezultatin e këtij subjekti politik, që pati fituar 2.2 për qind të votave.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













