Futboll
Lara Gut dhe Valon Behrami, çifti i ëndrrave, së bashku në çdo vend
Futbollisti i njohur shqiptar e ka përcjellë edhe në garën e fundit në skitari
Skitarja e njohur zvicerane, Lara Gut Behrami është shumë e lumtur. Dhe burri i saj, Valon Behrami është në Garmisch-Partenkirchen.
Ajo sapo ka mbaruar në vendin e 12-të në Garmisch-Partenkirchen (Gjermani) – rezultati i saj i dytë më i mirë në këtë dimër, përcjell albinfo.ch.
“Unë jam në rrugën e duhur …”, shprehet ajo. Lara është e lumtur edhe për shkak të prezencës së Valonit. Për herë të parë futbollisti i njohur viziton gruan e tij në një garë me ski. Por, Valoni nuk dëshiron të flasë për mediat.
Ata flasin dhe qeshin së bashku. Duken si një çift perfekt. Valoni kishte një ditë jo shumë të mirë të shtunën me klubin e tij Udinese. Bëri një penallti dhe u zëvendësua pas 42 minutave lojë. Skuadra e tij humbi 4:0 në fund, përcjell tutje albinfo.ch.
Por, një ditë më vonë ai udhëtoi për të parë gruan e tij. 580 kilometra me veturë. Ata janë çifti i ëndrrave në Garmisch-Partenkirchen!
Lara Gut po përgatitet për garat e ardhshme në skijim.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












