Skip to content

Lara Gut-Behrami zë vendin e dytë në Kupën e Botës

epa09021180 Lara Gut-Behrami of Switzerland celebrates in the finish area her first place during the 2nd run of the Women's Giant Slalom race at the FIS Alpine Skiing World Championships in Cortina d'Ampezzo, Italy, 18 February 2021. EPA/CHRISTIAN BRUNA

Lara Gut-Behrami këtë sezon nuk ishte në formën e saj më të mirë. Pritej shumë për triumfin e parë, mirëpo kjo nuk ndodhi kësaj radhe, pasiqë ajo u rendit e dyta në garat e skijimit, shkruan albinfo.ch.

Kjo zbritje në Cortina d’Ampezzo do të mbahet mend jo për zbritjen më të mirë, por për pritjet e mëdha, ani pse vendi i dytë është privilegj për shtetin alpik.

Podiumi

  1. Stephanie Venier (Ö) 1:33.06
  2. Lara Gut-Behrami (Sz) +0.39
  3. Christina Ager (Ö) +0.71

Sofia Goggia (It) +0.71

Valerie Grenier (Ka) +0.71

“Ishte një garë e mirë, u ndjeva mirë. Problemi është se çdo gjë duhet të jetë gjithmonë perfekte në garë. Koordinimi duhet të jetë i drejtë, nuk duron gabime. Është për t’u habitur që kaq shumë njerëz bien, edhe pse shpati është në gjendje të mirë. Çelësi për mua ishte se nuk më duhej të prisja gjatë për fillimin për herë të parë, e dija se ku doja të shkoja dhe pashë që disa kërcime vazhduan”, shprehet ajo.