Shqipëria
Lara Colturi drejt largimit nga Shqipëria, synon t’i kthehet Italisë
Një kapitull i rëndësishëm në historinë e sportit shqiptar duket se po i afrohet fundit. Skiatorja e njohur Lara Colturi ka dorëzuar kërkesën zyrtare për t’u larguar nga Shqipëria dhe për t’iu rikthyer përfaqësimit të Italisë, vendit të saj të origjinës.
Colturi, e cila u bashkua me ekipin kombëtar shqiptar rreth katër vite më parë nën kujdesin e nënës së saj, kampiones olimpike Daniela Ceccarelli, u konsiderua një nga asetet më të mëdha që sporti shqiptar ka pasur ndonjëherë.
Me performanca mbresëlënëse, përfshirë tre podiume në Kupën e Botës dhe një vend të shtatë në Kampionatin Botëror të këtij sezoni, 18-vjeçarja është kthyer në një emër të madh në skitë alpine ndërkombëtare.
Megjithatë, sukseset e saj kanë nxitur interesin e madh nga Italia, ku mungesa e kampiones së dëmtuar Federica Brignone ka krijuar një boshllëk të madh në skuadrën kombëtare. Me një buxhet prej rreth 70 milionë euro për sportin e skive, Italia është në kërkim të një pretendenteje të denjë për Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.
Burime pranë Komitetit Olimpik Shqiptar konfirmojnë për Top Channel se kërkesa e Colturit ende nuk është miratuar. Sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Skive (FIS), një sportist që kërkon të ndryshojë federatën pa një marrëveshje paraprake, detyrohet të qëndrojë një vit jashtë garave ndërkombëtare – një periudhë që përkon pikërisht me vitin olimpik, përcjell albinfo.ch.
Nëse deri më 1 maj – afati përfundimtar i kalimit të sportistëve sipas rregullores së FIS – nuk merret një vendim përfundimtar, atëherë Lara Colturi do të përballet me një vit pezullim, duke vënë në rrezik pjesëmarrjen e saj në Olimpiadën e 2026-s.
Megjithëse Shqipëria ka bërë përpjekje për të mbështetur talentin e saj të rrallë, përballja me sfidat financiare të një sporti kaq të kushtueshëm duket se ka ndikuar në prishjen e marrëdhënies me familjen Colturi.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë














