Lajme
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH) ka përmbyllur me sukses vitin shkollor 2025/2026, duke vlerësuar angazhimin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve në misionin për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë, transmeton albinfo.ch.
Përmes një njoftimi, LAPSH thekson se edhe gjatë këtij viti shkollor, me përkushtim, bashkëpunim dhe dashuri për gjuhën amtare, është vazhduar puna për edukimin e brezave të rinj dhe forcimin e lidhjes së tyre me trashëgiminë kombëtare.
“Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari përfundoi me sukses vitin shkollor 2025/2026. Me përkushtim, bashkëpunim dhe dashuri për gjuhën amtare, edhe këtë vit vazhduam misionin tonë për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj”, thuhet në njoftim.
LAPSH shprehu mirënjohje për të gjithë mësuesit, nxënësit, prindërit dhe bashkëpunëtorët për kontributin e tyre, duke u uruar njëkohësisht pushime të mbara verore.
Në përfundim, organizata uroi që të gjithë të ritakohen me energji të reja në fillim të vitit të ri shkollor 2026/2027./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













