Autotech
Lansohen tre iPhone të ri
Apple ka lanësuar tre telefonë të menqur, atë iPhone XR, iPhone XS dhe XS Max.
IPhone XS dhe iPhone XS Max, janë iPhone-ët e ri për vitin 2018.
Kompania ka bërë publike dy artikujt e ri të iPhone-s.
Gjiganti amerikan i teknologjisë gjithashtu ka konfirmuar se çmimi i iPhone XS është 999 dollarë. Kurse për XS Max çmimi është 1.099 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Një vit më parë u prezantua iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Specifikat kryesore të iPhone XS dhe XS Max janë:
– Dy madhësi: 5.8-inç dhe 6.5-inç Display OLED HDR (Ekran Super Retina)
– Ngjyrat: Ari, Argjend dhe të hirtë hapësirore
– Teknologjia e njohjës së fytyrës (Face ID) premton të punojë më shpejt në zhbllokimin e telefonave
– Kamera dyfishe në anën e pasme me 12 megapikselë dhe lente telefoto
– Kamerat e përparme me 7 megapikselë që do të sjellin thellësi në fotot e modalitetit të portretit
– Çipi bionik A12, procesori 7nm (nanometer) premton të nisë aplikacionet 30 për qind më shpejtë se iPhone 2017
– Rezistenëc ndaj ujit IP68 (dy metra deri në 30 minuta në ujë)
– Prekje 3D përmes ndjeshmërisë
– Zërim stereo me fushë më të gjerë
– Sistemi operativ iOS 12
– Mbështetje për realitet të shtuar (AR) përmes kamerave të kalibruara dhe çipit bionik A12
Pak më vonë, Apple ka prezantuar telefonin e tretë në eventin e përvitshëm.
iPhone XR quhet telefoni i ri i kompanisë që do të vijë me ekran deri në skaje. Ekrani i këtij telefoni është me madhësi 6.1-inç.
Apple ka bërë të ditur se iPhone XR vjen me çmim version prej 64GB hapësirë të brendshme deri në versionin me 256GB.
Ky telefon nis me çmim prej 749 dollarësh.
https://www.youtube.com/watch?v=9m_K2Yg7wGQ
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











