Të tjera
Kur ishte parashikuar se Kobe Bryant do të vdiste nga rrëzimi i helikopterin
Ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur në një aksident me helikopter
Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, është ndarë nga jeta pas një përplasjeje me helikopter në Calabasas, California, njofton TMZ.
Bryant, 41 vjeç, u raportua se ishte në helikopterin e tij privat me tre persona të tjerë kur u rrëzua.
Lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, ka tronditur opinonin e gjerë botëror. Gjithashtu po shokon një cicërimë e vitit 2012, në të cilën parashikohet saktë vdekja e Bryant, transmeton albinfo.ch.

Tashmë gjëra interesant po fillojnë të dalin në pah, si ajo e një përdoruesi të Twitter që kishte parashikuar vdekjen e tij në vitin 2012.
”Kobe do të vdesë në një përplasje me helikopter”, kishte shkruar personi i njohur në rrjetin social Twitter si ”Noso”.
Mediumet raportojnë se së bashku me Kobe Bryant ishte edhe vajza e tij 13 vjeçe, transmeton albinfo.ch.
“Kobe Bryant ishte në helikopter me vajzën e tij, Gianna, që vdiqen nga rrëzimi i helikopterit në Calabasas”, shkruan TMZ.
Pos Kobe Bryantit dhe bijës së tij, Giannas, është mësuar se në helikopter në momentin e aksidentit fatal ishin edhe një bashkëlojtare e Giannas, prindi i saj dhe piloti.
Sipas burimeve nga ESPN, thuhet se helikopteri ishte duke udhëtuar për një lojë basketbolli për vajzën Gianna.
Kobe ishte i martuar me Vanessa Bryant, kishin katër vajza, teksa fëmija më i ri u lind në vitin 2019 dhe më e madhja është Natalia, 17-vjeçare. /Albinfo.ch.
Kujtojmë se Bryant ishte ylli i Los Angeles Lakers për shumë vjet me radhë. Përveç që ka fituar katër herë titullin e NBA me këtë ekip, ai po ashtu është zgjedhur disa herë MVP dhe është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA-së. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












