Bota
Ky është kryeqyteti më i vetmuar në Evropë
Shkencëtarët thonë se vetmia është më e dëmshme për shëndetin sesa një tymosje prej 15 cigaresh në ditë
Një në çdo dy shtëpi, banohet nga vetëm një person në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.
Shumë shoqata organizojnë festa përqafimi profesional, grupe në Facebook, ku njerëzit e moshuar ta vuajnë më pak vetminë.
Tani, partia e Merkelit dëshiron që kryeqyteti të ketë edhe një komisioner zyrtar për vetminë.
Maik Penn, zëdhënësi i CDU për Berlinin, tha për DW-në se lufta ndaj vetmisë shkon përtej çështjeve partiake. “Duhet të bëjmë diçka për njerëzit e vetmuar të të gjitha partive, sepse kjo prek të rinj e të vjetër, të varfër e të pasur. Mund t’i ndodhë kujtdo”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Kjo formë izolimi i personave nuk është vetëm në Gjermani.
Britania e Madhe e ka caktuar që në vitin 2018 një ministër për vetminë, pas një studimi që tregoi se 9 milionë britanikë ndiheshin të vetmuar.
Shkencëtarët thanë se vetmia ishte më e dëmshme për shëndetin sesa një tymosje 15 cigaresh në ditë, dhe nuk prekte vetëm të moshuarit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













