Kosova
Kuvendi i Kosovës, seancë solemne për Epopenë e UÇK-së
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për nder të shënimit të vitit jubilar të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, luftën dhe sakrificën e Jasharëve e ka quajtur “rast unik për liri e dinjitet”.
“Sot kur po e shënojmë 20-vjetorin e epopesë dhe rënien e Jasharëve, duhet të shohim ku jemi në raport në ndërtimin e shtetit modern dhe në raport me familjet e dëshmorëve, sa u kemi qëndruar afër”, tha Haradinaj. Kryeministri ka bërë thirrje për unitet.
“Ne kemi ecur 20 vjet në liri dhe të arriturat janë të dukshme. Nga këtu, i ftoj të gjithë shqiptarët, partitë politike për unitet institucional për t’i mbrojtur idealet e lirisë dhe Kosovën e së ardhmes, ku qytetarët lëvizin lirshëm si pjesë e NATO-s dhe OKB-së. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes së tij është ‘rast unik në historinë e njerëzimit’. Sipas tij, familja Jashari përçoi mesazh se asgjë nuk është më e çmueshme se liria.
“Vitet po kalojnë, por kujtimi për 5 marsin e vitit 1998 mbetet monument i përjetshëm në zemrat e mbarë kombit tonë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












