Bota
Kush është pilotja Han Siyuan?
Kur Han Siyuan në fillim vendosi që të aplikojë për punën e pilotes në vitin 2008, ajo kishte rivale 400 gra në test të cilave u matej gjithçka që nga njohuria e gjuhës angleze deri tek gjatësia e këmbëve të tyre.
Eventualisht u bë gruaja e vetme nga universiteti i saj të cilën kompania Spring Airlines nga Shangai e mori për trajnim po atë vit. Tani është kapitene e një kompanie ajrore kineze me buxhet të vogël, por puna nuk është asgjë më e lehtë për gratë tjera që aplikuan për këtë punë pas saj.
Han është një prej 713 grave në Kinë, të cilat deri në fund të vitit 2017 u pajisen me licencë për të fluturuar një aeroplan komercial krahasuar me 55,052 burra.
E në kompaninë Springs Airlines vetëm 6 janë gra. Proporcioni mes pilotëve gra e burra në Kinë është më i ulëti në botë, derisa analistët dhe pilotët këtë ia atribuojnë perceptimit social dhe praktikave për të punësuar më shumë burra.
Tani kur kompanitë kineze po ballafaqohen me mungesë pilotësh, gratë u duken më atraktive për këtë punë.
Gjatë një dite mesatare të punës, Han piloton një aeroplan me 180 udhëtarë, mes tjerash nuk i pëlqen që gjinia e saj përmendet në vend të punës.
“Ne paguhemi njejtë për punën e njejtë, e meqë e bëjmë punën e njejtë nuk do të duhej të gjykoheshim me gjini por aftësi dhe kualifikim” tha ajo.
Thirrje të fuqishme për ndryshim të kësaj politike tani vijnë nga gratë që kanë mësuar të pilotojnë diku jashtë vendit, sikurse për shembull SHBA-ja. E vetëm në mars të këtij viti Asociacioni kinez i pilotëve themelojë degën për gra. Chen JInxhian, avokate dhe zëvendës-kryetare e degës është në mesin e atyre që po bëjnë thirrje për më shumë ndryshime.
“Ka shpresë që ky ndryshim i yni do të mund të ndikojë ushtrinë dhe kompanitë kryesore të aviacionit civil sepse duhet të mendojnë edhe rreth përfshirjes së grave kur kërkojnë pilotë” tha ajo.
Kompanitë kineze zakonisht punësojnë kadetë direkt nga universitetet dhe ushtria. E çështje të këtilla gjinore nuk ekzistojnë vetëm në Kinë. E jashtë kabinës së pilotit, Han është po ashtu nënë e devotshme. “Mund të duket sikurse ka konflikt mes rolit tim të nënës dhe pilotes. Por unë i dua të dyja këto role dhe e bëj punën mirë e njëkohësisht jam shembull i mirë për fëmijën tim” tha Han.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














