Kosova
Kurti vlerëson antropologen amerikane Janet Reineck për promovimin e Kosovës në botë
Kryeministri në detyrë priti në takim edhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”, të ardhura nga vende të ndryshme të botës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim antropologen amerikane Janet Reineck dhe pjesëmarrëset e edicionit të sivjetmë të “Kosova Ethno-Tour 2026”, duke i falënderuar për promovimin që po i bëjnë Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti u uroi mirëseardhje mysafireve të ardhura nga vende të ndryshme të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar kontributin e tyre në prezantimin e vlerave të vendit.
Pjesëmarrëset në këtë vizitë janë profesioniste nga fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë e mjedisit, planifikimin urban, shëndetësinë, arsimin, ekonominë, financat dhe teknologjinë e informacionit.
Gjatë takimit u diskutua për një sërë temash, si të drejtat e njeriut, arsimi, kultura, zhvillimi ekonomik, bujqësia dhe teknologjia. Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua edhe rolit të mërgatës shqiptare, e cila u vlerësua si një nga ambasadorët më të rëndësishëm të Kosovës në botë.
Janet Reineck, e njohur gjerësisht si “Amerikania në Kosovë”, organizon prej vitesh programin “Kosova Ethno-Tour”, përmes të cilit u mundëson vizitorëve nga vende të ndryshme të njohin historinë, kulturën dhe traditat e Kosovës. Ajo ka theksuar se synimi i saj është të ndajë me të tjerët përvojën dhe dashurinë që krijoi për Kosovën gjatë qëndrimit të saj në vitet ’80 dhe ’90.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë Performanca u mbajt në kuadër të aktiviteteve të Rame Lahaj Foundation, me mbështetjen e Ambasadës së... -
Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë -
Britani
Shkoi e vetme në Britani në moshën 16-vjeçare, shqiptarja realizon ëndrrën e madhe -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Austri
-
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore Këngëtarja me prejardhje shqiptare performoi në festivalin Donauinsel Open Air, para mijëra adhuruesve në kryeqytetin austriak.... -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës -
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona













