Kosova
Kurti tregon pikat e dala nga përfundimet e raportit të autopsisë
Sipas tyre, Dehari nuk ka mundur ta ngufatë veten me shishe të plastikës, sepse nuk do të mund ta mbante shishen në fyt deri në asfiksi
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë publike nëntë pika të dala nga përfundimet e raportit të autopsisë së doktorëve Besim Ymaj dhe Besim Latifaj, lidhur me vdekjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Sipas tyre, Dehari nuk ka mundur ta ngufatë veten me shishe të plastikës, sepse nuk do të mund ta mbante shishen në fyt deri në asfiksi. Kurti përmes një postimi në Facebook ka cekur në veçanti secilën nga këto nëntë observime, për të cilat ka shkruar edhe detaje. Ka thënë se sipas kësaj deklarate, një prej shokëve të qelisë së Astrit Deharit, Naser Makolli, ishte personi i parë që e gjeti Astritin në qeli të shtrirë në tokë.
Kurti shkruan se sipas deklaratës së parë të Naser Makollit, ai ka thënë se u përpoq t’i jepte Astritit ndihmën e parë, ndërsa në riintervistim ai e ndryshon deklaratën, duke folur edhe për frikën që kishte nëse e merr policia në pyetje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









