Kosova
Kurti: Thaçi po e merr primatin në dialog krye më vete
Në një konferencë për gazetarë, Kryetari i LVV-së, ka folur për udhëheqjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e Presidentit Hashim Thaçi.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se presidenti Thaçi nuk është kredibil për ta udhëhequr dialogun me Serbinë.
Sipas tij, Thaçi po e merr primatin në dialog në krye më vete, kjo pasi që, siç tha Kurti, “ai është në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale dhe po do t`i ikë kësaj gjykate”.
“Presidenti Thaçi nuk është as kredibil, as kompetent, është gënjeshtar dhe i paditur. Ujditë e fshehta të tij nuk vlejnë në Kosovë. Kush do të udhëheqë dialogun është e rëndësishme, por ajo vjen në fund, jo në fillim. Nuk mund të nxitohemi në dialog të ri pa bilancin e 6 vjetëve dialog. Ai është president për vete dhe jo i Kosovës me këtë sjellje që po e bën”, ka thënë Kurti.
Sa i përket idesë së kreut të shtetit lidhur me fillimin e demarkimit të kufirit me Serbinë, Kurti tha se shënimi i vijës kufitare duhet të ndodhë, por këtë nuk duhet ta bëjë presidenti.
“Përfundimi i dialogut me Serbinë do t`i ketë tri qëllime të tjera: njohja e Kosovës, dëmshpërblimi i dëmeve të luftës nga Serbia dhe kërkim-falja për krimet e luftës”, theksoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












