Kosova
Kurti shpalos programin, mungojnë të dorëhequrit
Në prezantimin e programit të Kurtit kanë munguar anëtarët e kësaj partie që dhanë udhëheqje nga postet e tyre e po ashtu ka munguar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti
Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur platformën e tij për udhëheqjen e Vetëvendosjes në vitet e ardhshme.
Kurti ka thënë se i vjen keq që nuk ka kundër-kandidat por shtoi se ky fakt nuk e bën jo-demokratike zgjedhjen e tij të mundshme në krye të partisë. Më vjen keq që nuk ka edhe një platformë tjetër që do më kundërshtonte, por kjo nuk varet prej meje. Disa kandidatë nuk janë garanci për demokracinë, ashtu siç një kandidat nuk tregon mungesën e saj”, ka thënë ai., transmeton albinfo.ch.
Nëse Kurti e fiton votëbesimin e anëtarëve në zgjedhjet e brendshme, udhëheqjen e tij, ai do ta bazojë në katër pika: Organizatë e gjerë, Lëvizje dinamike, Struktura transparente, Dije dhe nder. Pasi tha se nuk duhen pushtete të forta as brenda e as jashtë partisë, shtoi se Lëvizja duhet të udhëhiqet nga ideja e saj.
Në prezantimin e programit të Kurtit kanë munguar anëtarët e kësaj partie që dhanë udhëheqje nga postet e tyre e po ashtu ka munguar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, ndërsa zgjedhjet e brendshme në parti pritet të mbahen më 21 janar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












