Kosova
Kurti: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Kosovë
Bislim Bislimi emërohet sekretar i përgjithshëm i MKRS-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në luftën në Kosovë. “Ato nuk parashkruhen dhe s’mund të ketë amnisti për krimet e kryera nga okupatori dha agresori serb gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë ai në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Në këtë mbledhje, Kurti ka njoftuar se e ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Për të ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është proces shërues dhe mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror. Duke qenë e drejtë individuale e të mbijetuarve, viktimave dhe familjeve, por edhe kolektive, është edhe obligim për shtetin. Shteti duhet të mundësojë që këto të drejta të realizohen. Qeveria është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë si parakushte për paqen e qëndrueshme”, ka thënë ai në këtë mbledhje duke shtuar se po jetësohet instituti që do t’i adresojë krimet e Serbisë.
“Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi nuk janë të shkuara. Plagët janë ende të njoma. Ato janë të hapura për mijëra familjarë. I japim prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve. Gjatë këtij vitit janë kryer gërmime në 11 lokacione prej tyre 5 lokacione kanë rezultuar në gjetjet dhe zhvarrosjen e të paktën 6 viktimave të luftës, pa përfshirë rastet e fundit në Bishtazin, Gjakovë dhe Prizren”, ka shtuar Kurti.
Ai ka deklaruar se sfidë për këtë çështje mbetet mosbashkëpunimi i Serbisë.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka emëruar Bislim Bislimin sekretar të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për këtë pozitë kishin aplikuar tetë persona, ku sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bislim Bislimi mori më së shumti pikë për pozitën në fjalë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












