Kosova
Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kosova pajtohet për lehtësira të përkohshme për serbët në Ligjin për të huajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me të dërguarin e BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka thënë se procesi i zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe për Automjete do të bëhet në koordinim me emisarin special të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Ai ka sqaruar se Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë të komunave me shumicë serbe me listat e stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në Kosovë, dhe më pas Ministria e Punëve të Brendshme do t’i pajisë me lejet e përkohshme.
Kurti ka theksuar se nuk është në interesin e Kosovës që zbatimi i Ligjit të krijojë pengesa në ofrimin e shërbimeve, por se qëndrimi i Kosovës është se në vend “nuk mund të ketë mekanizma ilegalë”.
“Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve. Lista do të shërbejë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në MPB. E njëjta vlen edhe për studentët e huaj që qëndrojnë në Kosovë, për të cilët krerët komunale do të ofrojnë listën e plotë. Këtyre studentëve MPB do t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj me mundësi vazhdimi”, ka thënë ai.
Kurti ka shtuar se për tre muaj qytetarët serbë do të mund të regjistrojnë gjendjen civile.
“Qeveria po ashtu do hapë një dritare të re 3-mujore për të mundësuar qytetarëve serbë të regjistrojnë faktet civile që deri më 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Në këtë periudhë aplikantëve do t’u lejohet përdorimi si mjet identifikimi i ID kartës të lëshuar nga strukturat jolegale”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













