Kosova
Kurti priti në takim grupin prej 50 ndërmarrësish nga Gjermania
Bëhet e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministren e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i kanë takuar dhe kanë bashkëbiseduar me grupin prej 50 ndërmarrësish të rinj nga Gjermania, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ai u shprehu mirëseardhje dhe i njoftoi ata për indikatorët pozitivë ekonomikë, që t’i sigurojë që ia vlen të investojnë në Kosovë, dhe se investimi dhe biznesi i tyre, edhe do të këtë sukses edhe do të jetë i qëndrueshëm.
Këta indikatorë pozitivë rrjedhin nga rrethana të ndryshme, por sidomos nga një ambient miqësor për bizneset, i cili është krijuar tashmë në Kosovë, pastaj si rrjedhim i një popullate e cila është mesatarisht shumë e re krahasuar me vendet tjera në rajon, e sidomos me Evropën, tha kryeministri.
Duke theksuar rëndësinë që ka sundimi i ligjit dhe stabiliteti institucional e politik për investuesit potencialë, ai tha se stabiliteti në Kosovë është si kurrë më parë, sepse me një Qeveri që ka shumicën parlamentare bëhen të mundura reformat në drejtësi dhe në ekonomi.
Edhe në fusha të tjera të rëndësishme po ecim përpara, si për shembull krijimi i Gjykatës Komerciale – për të menaxhuar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme mosmarrëveshjet eventuale të biznesit, dhe për të parandaluar korrupsionin, tha kryeministri Kurti.
Ai u foli afaristëve gjermanë për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren – një projekt gjermano-kosovar, që për Qeverinë ka rëndësi të veçantë. Prandaj këtë vit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do ta mbështesë sërish me 3 milionë euro, e që, siç tha kryeministri, padyshim se do të ndikojë në fuqizimin e ekosistemit inovativ.
Më pas, kryeministri dhe dy ministret iu përgjigjën pyetjeve dhe interesimeve konkrete të ndërmarrësve familjarë të rinj gjermanë për mundësitë dhe kushtet për investime në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”












