Kosova

Kurti pritet nesër nga kancelari i Austrisë, Alexander Schallenberg

Kryeministri Albin Kurti në kuadër të vizitës që po zhvillon në Austri nesër në orën 11:30 do të pritet nga kancelari austriak Alexander Schallenberg, raporton Albinfo.ch.

Gjatë takimit bilateral me kancelarin e Austrisë pritet të diskutohet rreth marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti mori pjesë sot në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, ku ndër të tjera kritikoi BE-në për mos liberalkzimin e vizave për Kosovën. Sipas tij, kosovarët në vitin 2022 do të duhej të lëviznin pa viza drejt BE-së.