Kosova
Kurti pret Ali Ahmetin dhe ministrat shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Në orët e sotme të mbrëmjes, kryeministri i Koskvës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe një delegacion ministrash të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
“Për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, u theksua se duhet të përfundojë me njohje të ndërsjelltë mes dy shteteve, gjë që do t’i kontribuonte ruajtjes së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Po ashtu, u diskutua për menaxhimin e situatës me pandeminë, gjendjen nëpër institucionet shëndetësore dhe mundësinë e lehtësimit të masave.
“Pjesë e temave të diskutuar ishin edhe marrëveshjet e arritura në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të mbajtur në shtator të vitit të kaluar, ishin temë tjetër e takimit, e në veçanti marrveshja për rrugën Tetovë- Prizren. U bisedua për integrimet evropiane dhe raportet e mira fqinjësore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriut”.
Delegacioni nga Maqedonia e Veriut përbëhej nga Artan Grubi, zëvndëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor dhe Ejup Rrustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Ndërsa në takimin u përmbyll me një darkë miqësore.
E-Diaspora
-
Edi Rama pas takimit me emigrantët: Emocion i paharrueshëm, nuk do harroj fytyrat e shqetësuara të autoriteteve italiane Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “është deklaruar” përmes rrjeteve sociale, pas vizitës me emigrantët në Milano...
-
Rama diasporës në Itali: Shqiptarët, nga damka “e stato un albanese”, te shëmbëlltyra e ribashkimit europian
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
Jeta në Austri
-
Zakonet austriake të të ngrënit, nga të cilat bota mund të mësojë Kuzhina austriake mund të mos jetë gjëja e parë që u vjen në mendje atyre që...
-
Si të martoheni në Austri si i huaj?
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri?
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri