Kosova
Kurti për Al-Jazeeran: NATO-ja nuk largohet nga Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk beson që NATO-ja do të largohet nga Kosova.
Kurti në një intervistë për Al-Jazeeran është pyetur për mundësinë që SHBA-ja të largojë trupat e saj nga Kosova, bazuar në tërheqjen që ka bërë nga Afganistani dhe deklaratën e presidentit Biden, se largimi nga Afganistani nuk është vetëm për këtë shtet, por edhe për përfundimin e një historie të ndërhyrjeve ushtarake për ribërjen e shteteve.
”Unë nuk mendoj që NATO do të largohet nga Kosova. Sepse NATO-ja intervenoi këtu dhe misioni ishte shumë i qartë, për ta çliruar Kosovën, për të mos rënë përsëri në duart e Serbisë, shtet ky që është shumë i afërt me Rusinë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, një prej arsyeve kryesore pse NATO-ja ekziston, është rreziku nga Rusia.
Kurti po ashtu ka deklaruar se nuk mund të tërhiqen paralele mes Kosovës dhe Afganistanit në këtë aspekt, pasi Kosova synon të anëtarësohet në NATO, ndërkaq Afganistani jo.
“Dhe e dimë që një prej arsyeve kryesore pse NATO-ja ekziston është rreziku nga Rusia. Dhe pas Samitit të fundit të NATO-s këtë vit në Bruksel, është e qartë më shumë se çdo herë që NATO-ja në Ballkan, përfshirë Kosovën, është këtu për të qëndruar. Në anën tjetër, ne do të bashkohemi në NATO dhe Afganistani jo. Kosova do të futet në NATO. Prandaj janë dy situata të ndryshme”, është shprehur kryeministri Kurti.
Ai ka shtuar se Kosova po e forcon ushtrinë dhe se Serbia nuk guxon të bëjë me Kosovën atë që e ka bërë në shekullin e kaluar.
“Ne gjithashtu po forcojmë ushtrinë tonë, sepse Serbia fatkeqësisht jo vetëm që s’po na njeh dhe s’po tregon pendesë për krimet e kaluara, por edhe kohë pas kohe grupon e rigrupon ushtrinë rreth kufijve tonë. Por ajo s’do të guxojnë kurrë që të bëjë diçka të ngjashme që bënë në shekullin e kaluar”, ka thënë Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












