Kosova
Kurti: Kërkoj pranimin e Kosovës në BE dhe NATO
Për SkyNews
Bëhet e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në mediumin prestigjioz britanik, SkyNews, ka kërkuar nga shtetet evropiane që ta pranojnë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Sipas tij, një veprim i tillë do t’i kontribuonte paqes, stabilitetit e sigurisë.
Duke komentuar pushtimin rus të Ukrainës, Kurti ka kujtuar se Kosova e ka përjetuar në të kaluarën një luftë, duke shtuar se populli kosovar solidarizohet me atë ukrainas.
Ai ka kritikuar Serbinë që mbeti i vetmi shtet në Evropë, pos Bjellorusisë, që s’vendosi sanksione kundër Rusisë.
“Ballkani s’është imun nga efektet e situatës në Ukrainë, sepse në Ballkan kemi shtet që s’i ka vënë sanksion Rusisë, që s’iu bashkua BE-së për të dënuar pushtimin rus, dhe kjo është Serbia, fqinji ynë”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia vazhdon të refuzojë njohjen e Kosovës, ndërsa në anën tjetër, ruan lidhjet e fuqishme me Rusinë.
Ai ka thënë se Serbia një pjesë të madhe të armatimit të vet e ka nga donacionet e Rusisë, ndërsa shumica e kompanive të mëdha ruse kanë degët e tyre në Serbi.
“Prandaj populli i Kosovës është i shqetësuar se presidenti despotik Vladimir Putin do të përpiqet të bartë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor për ta kthyer në fushëbetejë me demokracitë perëndimore”, ka thënë Kurti.
Megjithatë, ai ka thënë se populli i Kosovës është i vendosur, vigjilent dhe nuk frikësohet.
“Duam t’i bashkohemi BE-së dhe NATO-s. E kemi NATO-n, por po të pranohemi, do të ishte më mirë për popullin e Kosovës, Republikën dhe për gjithë rajonin e kontinentin evropian në përgjithësi”, ka shtuar ai.
Kurti ka thënë se shtetet e BE-së dhe NATO-s duhet të angazhohen më shumë që të largojnë ndikimin rus nga Ballkani.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











