Kosova
Kurti ka biseduar me Macronin edhe për rolin e NATO-s në Kosovë
Ai ka bërë të ditur se me Macronin kanë diskutuar për rolin e NATO-së në Kosovë, angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian etj.
Pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se i ka kërkuar mbështetjen e Francës për rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata ndërkombëtare, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
“Nga Presidenti Macron kërkova mbështetjen e Francës në rrugën tonë drejt integrimit në BE e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë”, ka thënë Kurti.
Ai ka bërë të ditur se me Macronin kanë diskutuar për rolin e NATO në Kosovë, angazhimin e misioneve të Bashkimi Evropian, si dhe për përkushtimin e Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
“Për rreth dy orë diskutuam për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian, si dhe për përkushtimin e Republikës së Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së”, është shprehur ai.
Sipas Kurtit, në takim janë ngritur edhe çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimit të marrëveshjes për normalizim të plotë.
“Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë”, ka deklaruar Kurti, duke falënderuar presidentin Macron për pritjen dhe mbështetjen e Francës ndaj Kosovës.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












