Kosova
Kurti: Idetë për shkëmbim territoresh, mashtrime të reja
Përfaqësues të shqiptarëve nga Luginës janë pritur edhe nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë paguar çmimin më të lartë përgjatë viteve.
Kurti konsideron se nëse opsioni për shkëmbim territoresh me Serbinë mund të ngjajë pas disa javësh, atëherë do t’i sjellë Kosovës pasoja të pariparueshme.
“Idetë që po plasohen në opinion për shkëmbim të territoreve apo korrigjim të kufijve janë mashtrime të reja”, ka thënë ai.
Sipas Kurtit, motivet e palëve në dialogun e Brukselit nuk kanë të bëjnë as me serbët në Kosovë dhe as me shqiptarët në Serbi, porse ndërlidhen me motivet e Beogradit që sa më shpejt të përafrohet me BE-në, kurse për lidershipin e Kosovës që të jetë sa më larg Gjykatës Speciale.
E deputetja Albulena Haxhiu ka kritikuar presidenti Thaçi që, sipas saj, po të mos i ftonte Vetëvendosja përfaqësuesit e Luginës, Thaçi kurrë nuk do t’i kishte ftuar ata në takim.
Ndërsa përfaqësuesit e Luginës kanë përsëritur kërkesën që çështja e tyre të bëhet pjesë e bisedimeve në Bruksel.
Ata kanë kërkuar që Kosova të aplikojë reciprocitet, në mënyrë që qytetarët në këtë pjesë të kenë të drejta të njëjta me serbët në pjesën veriore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë















