Kosova
Kurti godet ashpër të larguarit e VV-së që përfunduan në PSD
Në mbledhjen e 35-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti tha se kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për mesazhet e publikuara në media të deputetëve të PSD-së me pjesëtarë të koalicionit qeverisës. Ai tha se 12 deputetët e PSD-së u blenë nga presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Në mbledhjen e 35-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti tha se kushdo që po del prej VV-së, po përfundon në prehër të PDK-së, përcjell albinfo.ch.
“Për Lëvizjen Vetëvendosje, fillimi i këtij viti ka qenë paksa i pazakontë, sepse ende nuk po e kuptonim se një grup aktivistësh të dikurshëm, por tentonin ta dëmtojnë Lëvizjen dhe t’ia shkaktojnë asaj një aksident. Sigurisht ata nuk ia dolën ta dëmtojnë Lëvizjen, sepse shumica e simptizuesve tanë e analizuan mirë situatën”, tha ai.
Kurti shtoi se kësaj situate ia kuptuan të vërtetën vetëm dje. “Kësaj tentative hileqare arritëm t’ia kuptojmë të vërtetën vetëm dje, kur i pamë në media mesazhet e tyre. Kjo e vërtetë nuk na gëzon aspak, përkundrazi na hidhëron”, shtoi i pari i VV-së, përcjell Kallxo.xom.
Kurti deklaroi se deputetët e PSD-së u blenë nga presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
“12 deputetë Thaçi i paska blerë dhe tash janë borxhlinj të Thaçit dhe Kadrisë. Kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së. I pata lutur të qëndrojnë në Lëvizje, por paskam qenë i pashpresë për projektin e tyre. Thaçi e Veseli e kanë shfrytëzuar edhe lakminë e AAK-së dhe Nismës për pushtet”, tha ndër të tjera ai.
Kurti ka kritikuar ashpër edhe Qeverinë e Ramush Haradinajt. “Jeta po bëhet më e shtrenjtë. Mirëpo Qeveria e Kosovës nuk tregoi ndonjë prirje për të zhvilluar ekonominë. Ajo e vijoi me avazin e vjetër, atë të asfaltit. Madje edhe taksën ndaj Serbisë e ka vendosur pa plan dhe synon ta heqë pa plan”, tha ai.
Kreu i VV-së tha se partia e tij politike është rritur edhe më shumë. “Pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur dhe dëmtuar VV- në i kemi pasur mbi 5 mijë anëtarësime të reja. Sot kemi mbi 36 mijë e 500 anëtarë gjithsej, duke qenë një prej organizatave më të mëdha në Kosovë dhe më gjerë. Në vitin e ardhshëm, qendra të Lëvizjes do t’i hapim në SHBA dhe Francë si dhe në shtete si Greqi, Kroaci dhe Itali, ku ka prezencë të madhe të mërgatës shqiptare”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet












