Lajme

Kurti flet ekskluzivisht për Albinfo.ch: Bashkatdhetarët e Zvicrës e kanë një rol si askund tjetër

Në një intervistë ekskluzive për Albinfo.ch kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth pjesëmarrjes së tij në Forumin ekonomik Global në Davos dhe takimet me bashkatdhetarë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, raporton Albinfo.ch

Ai tha se në kuadër të Forumit ekonomik global është takuar me udhëheqës të fuqishëm të korporatave të ndryshme poor gjithashtu edhe me politikanë të ndryshëm.

Mes tjerash Kurti për Albinfo.ch theksoi takimin me presidentin Casis dhe zv/presidentin Bersent por edhe një mëngjes pune që ka pasur me liderët e Ballkanit e ku ndodheshin kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së.

“Në Davos erdha nga SHBA ku qëndrova për dy javë duke filluar nga fillimi inegociatave me Korporatën për Sfidën e Mijëvjeçarit për një program prej 236 milion dollarëve në sektorin e energjisë e deri tek takimet me kompanitë për investime të shtuara në Kosovë dhe takimi me këshillëtarin për siguri kombëtare të presidentit Biden”, tha Kurti.

Ai veçoi ardhjen në Zvicër dhe takimin me bashkatdhetarët.

“Kthimi në Zvicër drejt rrugës për në Kosovë ishte në nivel të duhur. Mbajtëm 2 tubime me bashkatdhetarë në Konsullatën tonë në Cyrih, Meqenëse Zvicra është një vend i cili jo vetëm që ka rol të theksuar për Kosovën ekonominë dhe zhvillimin atje por gjithashtu bashkatdhetarët në Zvicër besoj se kanë një rol si askund tjetër që ka diaspora jonë për shkak të aktivitetit të tyre, numrit të madh dhe shtetit të Zvicrës i cili tek shqiptarët ka gjetur qytetarët të cilët edhe kontribojnë shumë por në të njejtën kohë edhe nuk e harrojnë atdheun e tyre”, tha Kurti, transmeton Albinfo,ch.

Kurti tutje u pyet rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës dhe mundësisë së avancimit të këtyre raporteve.

“ Një pjesë e investimeve të huaja dhe eksporti edhe nga Kosova janë pjesë e urës zhvillimore që kemi me Zvicrën dhe unë besoj që në muajt në vijim këtë do ta shtojmë edhe më shumë në kuptimin që do të ketë investime më shumë nga Zvicra në Kosovë por edhe eksportet e Kosovës në Zvicër. Tek eksportet duhet theksuar përpunimin e drurit e metaleve, lëkurës, tekstilit dhe gjithashtu edhe agroindustria dhe fushaa e IT-së dhe komunikimit ku Kosova ka përjetur një hov të jashtëzakonshëm. Ne I jemi përjetësisht falënderues Zvicrës që ka qenë strehë e emigrantëve tanë e refugjatëve tanë dhe sot është një vend në të cilin shqiptarët dëshmojnë edhe shkathtësitë e dijen dhe zellin e vullnetin për të kontribuar për Zvicrën por edhe për Kosovën dhe kombin shqiptar”, theksoi Kurti.

Derisa për bashkatdhetarët që vijnë këtë verë në pushime Kurti bëri të ditur se sërish nuk do të kenë nevojë të paguajnë në kufi pasi shpenzimet e policave do ti heq Qeveria e Kosovës.

“Edhe sivjet nuk do të ketë nevojë për ato pagesa në kufi meqenëse derisa të bëhemi anëtarë të kartonit të gjelbër, Kosova I mbulon shpenzimet E di që bazuar në të dhënat shpenzimet e bashkatdhetarëve tanë kanë qenë afër 10 milionë euro ndrsa dëmet nuk kanë qenë as 6 milionë euro. Jemi të interesuar që vitet në vijim të organizojmë pritje për bashkatdhetarët në kuptimin e një turizmi kulturor e historik dhe I cili ia bashkangjet një program të gjerë për të gjitha gjeneratat. Lidhja e fuqishme me mërgatën tonë të jetë e institucionalizusr edhe më shumë. Asnjëherë nuk i harrojmë bashkatdhetarët dhe gjithmonë janë e do të jenë pjesë e kombit tonë. Dëshirojmë që ata të vijnë në investime në Kosovë dhe të kontribojnë përmes përfitimeve” tha Kurti.

VIDEO:

.