Kosova
Kurti e Konjufca nderojnë ish-sekretaren Albright
"Mirënjohës për çlirimin dhe lirinë e popullit tonë"
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë kontributin e ish-sekretares Albright. Tha se së bashku me ish-presidentin Clinton ishin forca kryesore shtytëse në planin ndërkombëtar për ta ndalë gjenocidin e shtetit serb mbi popullin e Kosovës.
“Bashkë me kryeministrin Kurti po bëjmë homazhe te busti i sekretares së Shtetit amerikan, Madeline Albright, e cila ndërroi jetë dje. Populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë dhe gjithmonë do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë zonja Albright për çlirimin dhe lirinë e popullit tonë. Ajo së bashku me presidentin Clinton ishin forca kryesore shtytëse në planin ndërkombëtar për ta ndalë gjenocidin e shtetit serb mbi popullin e Kosovës. Në ditën e djeshme, presidenti Clinton në një adresim që ia bëri popullit amerikan, më së miri e përshkroi zonjën Albright, duke thënë se për popullin amerikan ajo ishte një thesar kombëtar”, tha Konjufca.
E shefi i Qeverisë, Albin Kurt, tha se politika, diplomacia dhe historia vështirë se kombinohen në një mënyrë më të përsosur sesa te personaliteti i zonjës Albright.
Kurti tha se ish-sekretarja Albright ishte aq profesionale në secilën prej asaj çfarë bënte e thoshte.
“Ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate, ndërsa në diplomaci ishte politikane. Kur kemi parasysh përvojën e saj jetësore, si emigrante hebreje në SHBA, e cila fëmijërinë e ka kaluar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është shkolluar në vendin tempull të demokracisë dhe është bërë sekretarja e parë e shtetit grua, kemi të bëjmë me një figurë që nuk i takon vetëm shekullit 20, por edhe 21”, tha Kurti ndër të tjera.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










