Kosova
Kurti: Bisedimet për presidentin vazhdojnë, zgjedhjet e reja janë të paarsyeshme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se takimet dhe bisedimet për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojnë, me synimin që të shmangen zgjedhjet e reja.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se përsëritja e zgjedhjeve në këtë fazë do të ishte e paarsyeshme, ndërsa ka bërë të ditur se do të vazhdojë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, përcjell albinfo.ch.
“Vazhdojmë me takime, bisedime në mënyrë që ta zgjedhim presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet që janë të paarsyeshme. Unë jam vazhdimisht me të tjerët dhe besoj që duhet t’i shtroni pyetje atyre që po thonë që do t’i bojkotojnë zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Kurti.
Kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së
Kurti është pyetur edhe për qëndrimin kundërshtues të gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj emrit të Bekim Sejdiut për president.
Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar për kandidaturën e Sejdiut, por kjo marrëveshje është kundërshtuar nga gjashtë deputetë të LDK-së.
Kurti tha se për qëndrimin e tyre duhet të pyeten vetë deputetët që kanë deklaruar se do ta bojkotojnë procesin e zgjedhjes së presidentit.
Nevojiten 80 vota për zgjedhjen e presidentit
Në Vetëvendosje kanë deklaruar se, së bashku me një pjesë të deputetëve të komuniteteve joshumicë, kanë 62 deputetë, numër që do të mjaftonte për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, por jo edhe për zgjedhjen e presidentit.
Për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota në Kuvend, ndërsa ky numër do të arrihej me mbështetjen e 18 deputetëve të LDK-së.
Megjithatë, pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së, Abdixhiku ka deklaruar se zgjedhjet e reja mbeten opsioni i vetëm, duke fajësuar për këtë një të tretën e deputetëve të partisë që ai drejton.
Situata pritet të varet nga vazhdimi i bisedimeve mes partive dhe mundësia për sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












