Kosova
Kurti: Barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore
Në ngjarjen e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e Ditës së Gruas, kryeministri Albin Kurti u shpreh i nderuar që sot, në këtë ditë të veçantë, të bashkëbisedohet për zhbërjen e paragjykimeve dhe punën për gjithëpërfshirje.
“Barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore”, tha Kurti, duke shtuar se për zhvillimin e gjithëmbarshëm parakusht është zhvillimi i kapitalit njerëzor, e qasja e barabartë në mundësitë për zhvillim, për gratë dhe burrat, e vajzat dhe djemtë.
“Gratë e bëjnë aktivizmin e dyfishtë: merren me politikat e përgjithshme, por gjithsesi edhe me çështjet gjinore. Gratë nuk punojnë vetëm për gratë, por ato punojnë po ashtu edhe për gratë, sidomos për gratë. Duhet t’i aktivizojmë gratë e shkolluara e duhet t’i shkollojmë sa më lart gratë aktive”, tha Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër Grupi, i njohur për repertorin e tij në muzikën rok shqiptare, do të paraqitet para publikut... -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











