Shkurt.ch
„Kur harresa nuk është e mundur“
Broshura është publikuar në kuadrin e Programit Nacional për Migracion dhe Shëndetësi, në bashkëpunim me BAG
„Kur harresa nuk është e mundur“ mban titullin një broshurë informative e publikuar së fundi, që bën fjalë për çrregullimet posttraumatike. Në 32 faqet e broshurës mund të gjenden të gjitha shkaqet dhe këshillat më të rëndësishme për personat e prekur nga traumat dhe për të afërmit e tyre.
Broshura është botuar nga Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) dhe nga organizata “Support for torture victims”, një bashkësi që përbëhet nga katër ambulatorë për viktimat e torturave dhe të luftës.
Broshura, përmes shembujve konkretë informon lidhur me krijimin, pasojat dhe mundësitë e tejkalimit të çrregullimeve posttraumatike.
Për Kryqin e Kuq të Zvicrës kjo është broshura e parë në të cilën merret me traumat e shkaktuara nga lufta, katastrofat, arratisja ose tortura. Teksti është përpiluar në kuadrin e një grupi studimi me pacientë dhe me pesonat kompetentë të katër ambulatorëve të përmendur.
Broshura, këshillat e veta i jep duke iu referuar shembullit të një familjeje (fiktive) të traumatizuar nga përjetimet e luftës. Kështu, përmes afërsisë jetësore me ngjarjet traumatike, teksti është i kuptueshëm edhe për laikët. Falë këshillave të shumta që ofron, dhe një përmbledhjeje gjithëpërfshirëse të ofertave adekuate për mbështetje, broshura është veçanërisht interesante për personat e prekur nga traumat e përmendura dhe për rrethin e tyre.
Broshura është publikuar në kuadrin e Programit Nacional për Migracion dhe Shëndetësi 2008-2013, në bashkëpunim me Entin Federal për Shëndetësi (BAG). Ajo mund të gjendet në gjuhët si: shqip, gjermanisht, frëngjisht, turqisht dhe kroatisht/serbisht/boshnjakisht.
Ajo mund të porositet në këtë adresë elektronike: [email protected]
Broshura është falas ndërsa ata që marrin më tepër se 10 ekzemplarë, duhet të paguajnë postën.
Në formatin PDF mund të shkarkohet në adresën www.redcross.ch > Publikationen > Gesundheit > Folter und Therapie
Për informata të tjera: www.migesplus.ch oder www.torturevictims.ch
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











