Futboll

Kuqezinjtë humbin nga Suedia në miqësore

Golin e vetëm e shënoi Nilsson në minutën e 62-të

Kombëtarja shqiptare pësoi humbjen e dytë brenda pak ditësh.

Kuqezinjtë pësuan nga Suedia me rezultat 1:0, shkruan albinfo.ch.

Golin e vetëm e realizoi Nilsson, në minutën e 62-të. Për dallim nga ndeshja me Kilin, Shqipëria bëri një paraqitje më të mirë, por nuk mjaftoi për rezultat pozitiv.