Shkurt.ch
Kundër diskriminimit të të sëmurëve nga kanceri
"Krebsliga" reagon ndaj rasteve në shtim të refuzimit që disa sigurime po i bëjnë pagesës së medikamenteve, pjesë e trajtimeve të dëshmuara të kancerit
Liga zvicerane e kancerit (Krebsliga) ka hapur një zyrë të re të këshilltarit. Aty pacientët, sigurimi shëndetësor i të cilëve nuk pranon t`ua paguajë medikamentet e shtrenjta kundër kancerit, mund të këshillohen falas. Kjo zyrë do të fillojë funksionimin nga muaji qershor, bën të ditur Krebsliga për Radio SRF.
Kjo zyrë është hapur si reaksion ndaj rasteve në shtim të refuzimit që disa sigurime po i bëjnë pagesës së disa medikamenteve qe madje janë pjesë e trajtimeve të dëshmuara të kancerit. Këtë dukuri që është rritur sidomos prej një viti e gjysmë, e ka konfirmuar shoqata e mjekëve zviceranë që trajtojnë të sëmurët nga kjo sëmundje (onkologët).
Zyra Federale e Shëndetësisë duke filluar nga muaji maj do të mbledhë të dhënat lidhur me këtë situatë. Mbi këtë bazë pastaj ajo do të shqyrtojë dhe verifikojë përmes fakteve, konstatimin e përmendur nga mjekët e kancerit.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












