E-Diaspora
Kultura e një kombi, pasqyra ku reflektohet tradita
Në Glovelier, Kantoni Jura, shqiptarët kremtuan gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Të shtunën, më 15 shkurt, në Glovelier, shoqata “Bashkësia Shqiptare” së bashku me LAPSH-in në Jura organizoi manifestim kushtuar gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kremtja, tashmë e kthyer në një traditë, mblodhi në një sallë të madhe e të zbukuruar hijshëm me flamuj të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Zvicrës, mërgimtarë të vegjël e të mëdhenj, të moçëm e të rinj, prindër, mësues, nxënës të shumtë të cilët vinin e shkonin duke uruar festën e pavarësisë.
Për ta nderuar festën kishin ardhur mysafirë nga Kosova zoti Begzad Sinani, kryetari i komunës së Kamenicës, nga Konsullata në Cyrih dr Salih Sefa, si dhe gazetarë e miq të tjerë.
Në këtë mbrëmje festive, qenë të pranishëm personalitete zvicerane të cilët ngrenë ura miqësie mes shqiptarëve dhe zviceranëve. Charlle Juillard kryetar i Qeverisë së Kantonit Jura, një personalitet i respektuar jo vetëm në Jura, foli për kontributin që ka dhënë dhe jep Zvicra për pavarësinë e Kosovës… brohoritjet për Kosovën s’kishin të pushuar. Pos tij, të pranishëm ishin edhe Reiser kryetar i Kantonit,Philipe Receveur njohës i mirë i kulturës shqiptare, Füeg Kryetar i komunës së qytetit Porrentruy, Pierre Kohler, Kryetari i komunës në Delemont, e shumë dashamirës të tjerë.
Tubimin e shpalli të hapur Xhevxhedin Ahmeti kryetar i shoqatës. Me këtë rast për punën e palodhur të tij u shpërblye me një “Mirënjohje “ nga Begzad Sinani.
Të gjithë u përfshimë në emocionet dhe gazin që na dha festa në mënyra të ndryshme.
Me një barrë kujtimesh dhe përvojash në fushën e arsimit, si prof Letërsie dhe si mësimdhënëse gjimnazi, por, tashmë si mësuese e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, përveç punës mësimore, bashkë me nxënës ishim pjesë e ceremonisë.
Ndjenja e freskët dhe çiltërsia e fëmijëve dhe të rinjve të kësaj shkolle, gërshetoheshin këndshëm me këngët, recitimet dhe vallet të përgatitura, po edhe me krejt mjedisin e veshur aq mrekullueshëm me flamujt dhe ngjyrat e bukura të kostumeve kombëtare, ku spikasnin e kuqja dhe zeza e simbolit kombëtar të shqiptarëve. Kostumet, dekori i skenës sillnin një pjesë të jetës shqiptare këtu. Si do të paraqiteshin mërgimtarët e vegjël në këtë festë kaq të rëndësishme për punën e tyre ?
Ja, skena u mbush me zërat e nxënësve që me shumë pasion përcillnin vargjet e mësuara kushtuar,atdheut, pavarësisë, gjuhës shqipe, flamurit , tingujve thurur me tinguj muzikorë. Pasi u këndua nga nxënësit “Himni i flamurit”, himni i simbolit të shenjtë të lirisë, nxënësja Rina Mehmetaj paraqiti programin artistik nga shkolla shqipe.
Si në çdo festë, vinin ëmbël dëshirat për Kosovën e lirë, recitali “Pavarësia ” të cilat i përcolli, rrjedhshëm e qartë, nxënësja Eliesa Xhaqkaj dhe nxënësi Adem Kuqi. Në ketë mes shumë e shumë fëmijë të tjerë treguan se si dinë të recitojnë në gjuhën e bukur shqipe: Adea Kuqi, Vjosa Ferati, Janina Isufi, Enea Ajeti. Ndërsa kënduan: Lorina Dërmaku, Agnesa Leku, Rina Mehmetaj, Njomëza Ramabaj, Erona Ramabaja, Altina Mahmuti, Alisa Morina. Në të ardhmen nxënësit janë ata që kultivojnë traditën tonë të shkëlqyer të transmetimit më të mirë të vlerave kombëtare.
Në këtë mbrëmje festive pati fjalime, kumtesa nga të pranishmit dhe program shkollor me nxënës të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Nga jashtë kantonit mori pjesë Ansambli “Shota” Aargau, nën udhëheqjen e Agron Bajramit. Megjithëse pa mbështetje, larg atdheut me gjithë vështirësitë e panumërta të mërgimit, tek ai spikati zelli dhe vullneti për kulturën shqiptare.
Gjithashtu programin e pasuruan këngëtarët nga Kosova “Vëllezërit Mëziu”, këngëtarja Linda Hakaj, këngëtari Fazli Ramadani (Jura) e të tjerë që u ndoqën me entuziazëm.
Në këtë manifestim qe i pranishëm dhe aktori i mirënjohur Skënder Tafaj. Kujtime të mira për atë ruan komuniteti shqiptar i Juras e së fundmi ai jeton dhe vepron në Gjenevë.
Publiku vlerësoi organizimin me kaq përkushtim të kësaj kremteje. Ne duke punuar mirë në radhë të parë punojmë për vetveten e pastaj të tillë do të njihemi në të ardhmen.
Manifestimi u udhëhoq me nivel në dy gjuhë shqip – frëngjisht nga Luan Hajradinaj anëtar i i kryesisë së shoqatës.
Nexhmije Mehmetaj
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












