Kosova
Kujtohen të rënët në masakrat e fshatrave Celinë, Fortesë dhe Brestovc
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e fshatrave Celinë, Fortesë dhe Brestovc, ku u vranë shumë kosovarë.
“I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit. Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë në kujtesën e popullit gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kujtuar masakrat në fshatrave Celinë, Fortesë dhe Brestovc të Rahovecit të kryera 19 vjet më parë.
“Ditët e para të pranverës janë të dhimbshme për shumë familje të Rahovecit. Sot përkujtohen të rënët në Fortesë, Celinë e Brestovc, e në ditët e ardhshme në Krushë, më vonë në Pastasel e plot fshatra të tjera”, shkruan Hoti.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











