Shkurt.ch
Kryqi nazist dhe parulla serbe me sharje antishqiptare në Cyrih
Në mëngjesin e të hënës në muret e stacionit hekurudhor të Oerlikonit (Pjesë e Cyrihut) janë parë parulla me kryqe të thyer nazistë dhe me katër “S”-të e njohura serbe si dhe sharje “Fuck Albania” që u drejtohen shqiptarëve. Po ashtu edhe oparulla e njohur “Kosovo ist Serbia” mund të lexohet në njërin nga grafitet. Besohet se fjala është për një reagim ndaj fitores së Shqipërisë ndaj Armenisë, gjegjësisht kualifikimit të saj për Evropianin 2016 dhe që logjikisht shkojnë në “konton” e tifozëve serbë të këtushëm.
Grafitet janë shkruar në hapësirën e njëjtë ku janë zhvilluar të dielën festimet e shqiptarëve dhe provokimet e ndërsjella në mes të tifozëve serbë dhe shqiptarë, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, siç shkruan 20minuten.ch policia nuk ka mundur ta konfirmojë këtë zhvillim, por një ekspert i fushës (Hans Stutz) ka vërtetuar se kryqi i thyer është pjesë e ikonografisë së nacionalistëve ekstremistë serbë. Por, për përdorimin e kësaj shenje në Zvicër nuk parashihet dënim. Ky simbol konsiderohet legal!
Ndërsa Christian Ritter, antropolog dhe kulturolog nga Univesriteti i Cyrihut e thotë kështu mendimine tij: “Është e qartë se këtu kombinohen simbole dhe mesazhe të ndryshme pe¨r të shprehur një qëndrim antishqiptar. Ngjyra me të cilën është shkruar, shërben për të plasuar porositë aty ku ato kanë efekt. Forma si kjo njihen si në kontekstin politik ashtu dhe në atë të tifozërisë futbollistike”.
Nga ana tjetër afaristi i njohur nga Cyrihu njëherësh kryetar i FC Kosovës, Arsim Hyseni fajin për këtë dhe incidentet tjera në mes shqiptarëve dhe serbëve në Zvicër ua lë politikanëve ballkanikë. Ata e kanë politizuar pa nevojë sportin thotë ai. Prandaj porosia e tij është që “politikanët të kujdesen më shumë për politikën ndërsa futbollistët për futbollin”, për të mirën e të gjithëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten
















