Shkurt.ch
Kryetarja e SVP/UDC-së, F. Despot, nuk parashikon të japë dorëheqje
Pavarësisht nga “gabimi” i saj, kryetarja e partisë SVP/UDC për Vaud, Fabienne Despot, nuk do të japë dorëheqje dhe nuk tërhiqet nga listat për zgjedhjet federale. Asaj i vjen keq që është regjistruar pa pëlqimin e liderëve të partive dhe flet për “ngathtësi” dhe “naivitet” nga e saj.
Duke folur për shtypin, sekretari i përgjithshëm i SVP/UDC-së për Vaud, Kevin Grangier dhe kryetarja Fabienne Despot shpjeguan të hënën se aferat kanë shkundur publikisht partinë që nga e shtuna. Ata në thelb konfirmuan atë që shtypi kishte zbuluar: një regjistrim klandestin i përcjellë me një përpjekje shantazhi kundër SVP/UDC-së, i bërë nga Jean-Luc Laurent (PBD).
“Unë bëra gabim duke regjistruar një takim jozyrtar”, ka deklaruar Fabienne Despot. Këtë e bëra për të “mbajtur gjurmët e fjalëve të mia në mënyrë që ato të mos mund të shtrembërohen”.
“Kjo ishte një proces vetëmbrojtjeje” dhe nuk kisha asnjë dëshirë për të dëmtuar askënd, pohoi kryetaria e SVP/UDC-së për Vaud. Ajo u shpreh se anëtarët e SVP/UDC-së do të mbajnë besimin e tyre, pasi ata e dinë të vërtetën. Një dorëheqje nga posti im si dhe një tërheqje nga listat nuk janë të parashikuara, por kjo nik do të thotë se “nuk mund të përjashtohem”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










