Kosova
Kryetari i Preshevës reagon ndaj Kryetarit të PDSH-së për shkëmbim territoresh
Kryetari i Luginës së Preshevës ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të PDSH-së, Ragim Mustafa, për shkëmbim territoresh.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se është pro që Leposaviqi e Zubin Potoku t’i jepen Serbisë, në shkëmbim me Luginën e Preshevës, që t’i bashkohet Kosovës.
Ndërsa kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shkruar se “Ragmi Mustafa cenon integritetin territorial të Republikës së Kosovës, madje ai është i gatshëm të bëjë kompromise me ndarje të Luginës së Preshevës. Meqë Ragmiu priorizon interesat e tij politike mbi ato kolektive dhe kombëtare shqiptare, atë e kanë të njohur mirë qytetarët e Komunës së Preshevës me rastin e Lapidarit të UÇPMB-së. Qëndrimet e pamatura të tij dëmtojnë interesin e Republikës së Kosovës dhe janë tentativë për lojëra politike me epilog disfatash për Luginën e Preshevës”, ka shkruar Arifi.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












