Uncategorized
Kryetari i parlamentarëve të SP-së inkuadrohet në rastin “Smajli”
Tschümperlin thotë se nuk e beson që moskandidimi i Smajlit në komisionin për natyralizime ka ardhur si pasojë e rigorozitetit të saj
Në lidhje me aferën e natyralizimeve në qytetin e Lucernit, në qendër të të cilës është politikania shqiptare-zvicerane, Valentina Smajli është prononcuar edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Parlamentin Nacional të Zvicrës, Andy Tschümperlin. Në një intervistë që i ka dhënë gazetës blick, Tschümperlin thotë se nuk e beson që moskandidimi i Valentina Smajlit në komisionin për natyralizime ka ardhur si pasojë e rigorozitetit të saj. “Pikërisht në çështjet si kjo, ekziston një fushë e gjerë interpretimi. Në SP duhet të ketë vend për një gjë të tillë”.Pasi që sqaron se nuk është i njohur me rastin konkret, kryetari i parlamentarëve socialdemokratë thotë se parimisht, vlerat për të cilat është angazhuar Valentina, i ndan edhe ai dhe e gjithë partia të cilën e përfaqëson. Rastet ku kandidatët për natyralizim akuzohen për shkaktim lëndimesh ose për ushtrim dhune në familje, nuk duhet të shpërblehen. Por, ka shtuar Tschümperlin secili rast duhet të trajtohet në mënyrë individuale, pa përgjithësime”. Ai po ashtu është ankuar se ka dallime të mëdha nga kantoni në kanton ose edhe nga komuna në komunë. “Dhe pikërisht në Zvicrën qendrore unë kam përjetuar shumë padrejtësi dhe vendime arbitrare në rastet e natyralizimit. Kjo më ka sensibilizuar që të preokupohem me këtë problematikë. Ai ka kërkuar që të bëhet një harmonizim dhe unifikim i kritereve të dhënies së shtetësisë të huajve. “Kush i plotëson këto kritere duhet të ketë të drejtën të kërkojë pasaportën zvicerane. Kërkesat e refuzuara duhet të kenë arsyetimin dhe të mundësojnë ankesën”. Tschümperlin flet edhe kundër qëndrimit të Këshillit Federal që shtetësinë zvicerane mund ta fitojnë vetëm të huajt që kanë lejen e përhershme të qëndrimit (Vizën C). “Kjo i përjashton nga mundësia që të bëhen shtetas zvicerane të gjithë ata të huaj me leje të përkohshme qëndrimi (Viza B) që punojnë dhe janë të integruar mirë në shoqëri”.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












