Lajme
Kryesimi i OSBE-së nga Zvicra, lajm i mirë për Kosovën
Zëvendëskryeministri Kuçi e ka uruar ambasadorin Studman për marrjen e kryesimit të OSBE-së nga Zvicra, duke e vlerësuar këtë si lajm të mirë për Kosovën
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi e ka uruar ambasadorin Gerard Studman për marrjen e kryesimit të OSBE-së nga Zvicra, duke e vlerësuar këtë si lajm të mirë për Kosovën dhe për mundësin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Zëvendëskryeministri Kuçi e ka vlerësuar lartë punën që ka bërë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në fushën e drejtësisë, në veçanti në promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, me thekës te veçantë të minoriteteve.
Këto komente Kuçi i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin e OSBE-së për Ballkanin Perëndimorë, Gerard Studman, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së.
Ministri Kuçi ka falënderuar ambasadorin Studman për mbështetjen që ka dhënë OSBE-ja gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera.
Ndërsa diplomati zviceran shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin që OSBE-ja ka me institucionet e Kosovës dhe gatishmërinë e thëllimit të këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











