Kosova
Kryeministri Kurti udhëton për në Londër
Albin Kurti merr pjesë në diskutimin “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global” në Londër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të marrë pjesë sonte në një diskutim të organizuar nga ODI Global, një institut për kërkime dhe politika zhvillimore me bazë në Londër, përcjell albinfo.ch.
Lajmi u bë i ditur nga Dejona Mihali, koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila njoftoi përmes një postimi në Facebook se tema e diskutimit do të jetë: “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”.
“Sonte në Londër. ‘Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global’, diskutim në ODI Global në Londër. Pjesëmarrës në diskutim Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,” shkroi Mihali.
Diskutimi do të jetë i hapur për pjesëmarrje fizike dhe online, duke mundësuar për publikun e interesuar të marrë pjesë në debat dhe të ndjekë diskutimet mbi zhvillimin ekonomik dhe çështjet e stabilitetit global./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












