Uncategorized
Kryeministri Kurti nuk do ta shkarkojë ministrin Rakiq
Kurti gjatë një prononcimi për media nga Prizreni, ka thënë se problemi nuk është Rakiqi, por shkarkimi i tij do të bëhej çështje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se nuk do të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.
“Qeveria jonë me veprimet tona e ka goditur nervin e çështjes. E ky është luftimi i krimit të organizuar, i korrupsionit dhe i kontrabandës, me ç’rast përveç se po kemi sukses me hetimet tona intensive me policinë tonë profesionale, në të njëjtën kohë po ndodh një demaskim gjigant i Serbisë sa u përket përpjekjeve të saj destruktive me strukturat saj ilegale në Kosovë”, shkruajnë mediat në Kosovë.
“Me këtë rast qartazi ne jemi në rrugën e drejtë, dhe pikërisht për shkak se ne jemi në rrugën e drejtë, Serbia e Vuçiqit nuk po arrin t’i mobilizojë serbët kundër veprimeve të drejta e të ligjshme të qeverisë tonë. Ne kemi goditur nervin e çështjes. Çështja nuk është Rakiqi. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, ka deklaruar Kurti.
Pas aksionit të policisë dhe doganës në disa pjesë të Kosovës, Rakiq kishte bërë deklarata të rënda në kundërshtim të aksionit.
Ndaj deklaratave të Rakiqit kishin reaguar edhe ambasadat e huaja në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











