Kosova
Kryeministri i Kosovës: Kosova nuk jep tokë për njohje
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur spekulime pohimet e medias gjermane “Frankfurter Rundschau”, se ndarja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vija etnike është marrëveshje e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Ai me këtë rast tha prerazi se nuk ka eksperimente me kufijtë e Kosovës dhe paralajmëroi se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë do të ketë ndjekje penale për të gjithë ata që e shkelin Kushtetutën.
“I kam parë këta artikuj, janë disa, do të thotë, mua më pëlqej artikulli tjetër, deklarimi i ministrit Heiko Mass, që Kosova i ka kryer reformat, ato janë të respektohen, nuk mendoj që artikujt e tjerë kanë peshë. Pra, nuk janë të peshës që ne duhet t’ i marrim seriozisht…Nuk bëhen këso eksperimentesh me Kosovën, duhet ta kuptoni këtë, nuk do të ketë eksperimente të tilla me kufi e as me territore, nuk ka eksperimente. Kosova është një, është e 17 shkurtit.
Kushtetuta jonë vetëm një Kosovë e njeh, kushdo tjetër që e diskuton, janë duke bërë shkelje të Kushtetutës edhe ligjore, edhe ata do të ndiqen penalisht”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu bëri të qartë se kufijtë aktual të Kosovës nuk mund të ndryshojnë dhe se çdo gjë tjetër për ndryshimin e tyre është vetëm spekulim, shkruan mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
“Kosova ka kufij me Serbinë, me tërë gjatësinë kufitare, ruhet kufiri në të dyja anët. Në njërën anë nga Policia e Kosovës në anën tjetër nga ana e Serbisë. NATO e di këtë kufi është i shënuar, është kufiri administrativ i dikurshëm i ish-Jugosllavisë, kushtetuta e ish-Jugosllavisë se kufijtë e republikave nuk mund të ndryshohen pa dakordimin e dy palëve, në rrafshin e krahinave e po ashtu pa aprovimin e Parlamentit. Kufiri administrativ Kosovë-Serbi, është po ai kufi në të cilat e ka marrë përgjegjësinë NATO, në vitin 99, e të cilin e kemi trashëguar me deklarimin tonë shtet i pavarur, sovran…Bazuar në këto, të gjitha të tjerat janë spekulime ”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë që është përfolur se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet në qershor, Haradinaj pohon se një marrëveshje do të jetë e mundshme, por pa i ndryshuar kufijtë aktualë.
“Çdo herë është e mundur një marrëveshje, por jo marrëveshje që ndryshon kufijtë ekzistues, pa Republikën Serbe në Kosovë”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














