Koronavirusi: çast pas çasti
Kryeministri italian prezanton fazat e daljes nga izolimi
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka prezantuar fazat e daljes nga izolimi si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Nga 18 maj do të rihapen të gjitha dyqanet, restorantet dhe parukeritë, duke mos harruar udhëzimet që synojnë të ndalin përhapjen e koronavirusit sërish.
Më 25 maj, palestrat, pishinat dhe qendrat sportive do të rihapen, ndonëse duhet të funksionojnë me protokolle të sigurisë.
Më 3 qershor njerëzit mund të udhëtojnë nga rajoni në rajon, përveç nëse qeveria merr masa mbrojtëse bazuar nga rreziku i infektimit në ndonjë rajon specifik.
Nga kjo datë nuk do të jenë subjekt i karantinës edhe personat që arrijnë në këtë shtet nga Bashkimi Evropian, zona Shengen (përfshirë Zvicrën), Mbretëria e Bashkuara, Irlanda Veriore, Andora, Monako, San Marino dhe Vatikani.
Ai ka thënë se duhet edhe pak kohë para se të rikthehet liga italiane e futbollit, Serie A, ndonëse ekipet mund të rifillojnë stërvitjet nga 18 maji.
“Ne po marrin rrezik të matshëm, të vetëdijshëm se lakorja e infektimit mund të rritet sërish”, ka thënë Conte para gazetarëve.
“Ne po marrim rrezik dhe na duhet ta pranojmë atë, përndryshe nuk do të mund të rifillonim. Nuk mund të presim për vaksinë”, është shprehur mes tjerash ai.
Italia është një prej shteteve të prekura më së keqi nga koronavirusi i ri. Ky vend ka regjistruar mbi 200,000 të infektuar dhe mbi 30,000 të vdekur si pasojë e koronavirusit, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













