Kosova
Kryeministri i Shqipërisë do të zhvillojë vizitë dyditore në Kosovë
Është bërë e ditur se shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe të martën takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë, përcjell abinfo.ch.
Duket se vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën, pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.
Presidenti Thaçi ka lajmëruar sonte në orën 20:00 një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës.
Njoftimi i aktakuzave erdhi tri ditë para takimit të shumëpritur në Uashington, ku pritej rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, çka çoi edhe në shtyrjen për një moment tjetër. /Ora News
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










