Kosova
Kryeministri i Kosovës: Abdixhiku refuzoi ofertat tona për bashkëqeverisje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë përfunduar pa sukses, pas takimit të fundit me kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se gjatë bisedimeve ka pasur oferta konkrete nga ana e tij, por që ato nuk janë pranuar nga LDK-ja, teksa shtoi se një nga propozimet kryesore ka qenë pozita e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe tri ministri të tjera.
Kurti deklaroi se kishte shprehur gatishmëri që vetë Abdixhiku të merrte postin e zëvendëskryeministrit, si një mënyrë për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“E përfunduam takimin e radhës me Abdixhikun, të cilin e falënderova për bashkëpunimin, por më duhet të them se bisedimet rezultuan të pasuksesshme. Asnjëra nga ofertat tona nuk u pranua. Fillimisht ne ofruam që LDK në bashkëqeverisje me LVV ta ketë zëvendëskryeministrin, ministrinë e MPJ-së dhe tri ministri të tjera. Kam prefeuar që zëvendësi im të bëhet pikërisht Abdidixhiku dhe në këtë mënyrë të fillojmë një kapitull të ri të bashkëpunojmë dhe bashkëveprimit mes LDK-së dhe LVV-së”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu bëri të ditur se kishte tentuar një marrëveshje të tillë që më herët, duke i dërguar një letër Abdixhikut një vit më parë për të formuar një koalicion, por që kjo nuk ishte realizuar ndërsa paralajmëroi se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, të cilat i cilësoi si të panevojshme dhe me kosto të lartë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











