Lajme
Kryeministri i BW, Özdemir, me pushime në vendlindjen e gruas, në Shqipëri
Özdemir shpjegoi se gruaja e tij, Flavia Zaka, është rritur atje. "Mezi pres të kaloj kohë me familjen time dhe të njoh më shumë këtë vend të mrekullueshëm"
Planet e pushimeve të politikanëve të Republikës (landit) të Baden-Württembergut variojnë nga Shqipëria në Tirolin e Jugut. Shumë duan të kombinojnë familjen, sportin dhe relaksimin. Kështu raporton tagesschau.de duke bërë fjalë për pushimet e politikanëve të lartë, që kanë filluar apo janë në prag.
“Kryeministri (Özdemir) joshet nga Shqipëria. Ministrja e Turizmit Nicole Hoffmeister-Kraut (CDU) e vlerëson Liqenin e Konstancës për qëndrime private, por politikania e CDU-së planifikon t’i kalojë pushimet e saj verore disa kilometra më në jug: Zvicra dhe Tiroli Jugor janë destinacionet që ajo po shqyrton”, transmeton albinfo.ch median gjermane.
“Kryeministri Cem Özdemir (Të Gjelbrit) gjithashtu ka planifikuar një pushim të shkurtër. Destinacioni i tij është Shqipëria. Özdemir shpjegoi se gruaja e tij, Flavia Zaka, është rritur atje.
“Pres me padurim të kaloj kohë me familjen time dhe të njoh më shumë këtë vend të mrekullueshëm”, tha Özdemir për SWR. Shqipëria është një vend magjepsës me një shoqëri civile jashtëzakonisht të gjallë.
Pas udhëtimit të tij në Shqipëri, Kryeministri do të nisë një turne veror në të gjithë Baden-Württemberg dhe planifikon të takohet me shumë qytetarë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












