Kosova
Kryeministri falënderon Britaninë e Madhe për ndihmën dhe miqësinë
Haradinaj ka kujtuar rolin vendimtar që Britania e Madhe ka luajtur në jetësimin e ëndrrës së kosovarëve, që ishte pavarësia e Kosovës, e që sot po shënon 10 vjetorin e saj
Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti në një takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj e ka njoftuar deputetin britanik për zhvillimet e arritura gjatë kësaj dekade, derisa ka kujtuar edhe rolin vendimtar që Britania e Madhe ka luajtur në jetësimin e ëndrrës së kosovarëve, që ishte pavarësia e Kosovës, e që sot po shënon 10 vjetorin e saj.
Deputeti Vickers citohet të ketë thënë se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme për rrugën zhvillimore dhe euroatlantike të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












