Shqipëria
Kryemadhi paralajmëron protestën më të madhe opozitare më 27 janar
“Do jetë një nga protestat më të mëdha në historinë e opozitave, nuk ka flamuj politik por angazhimin e qytetarëve”, deklaroi Kryemadhi e LSI-së
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim me strukturat në Fier, ndërsa ka paralajmëruar mbajtjen e protestës më të madhe në Shqipëri kundër qeverisë me 27 janar. Ajo tha se kjo do të jetë protesta më e madhe në historinë e opozitave, ndërsa bëri thirrje për qytetarët që të jenë të pranishëm në Tiranë.
“Do jetë një nga protestat më të mëdha në historinë e opozitave, nuk ka flamuj politik por angazhimin e qytetarëve. Më shumë se naftëtarët e 21 janarit nuk është mashtruar askush, nuk kanë marrë pagat, sigurimet shoqërore duke i hedhur në rrugë, prandaj ka ardhur koha të dalim nga lista politike. Data 27 janar do të jetë një protestë kundër flamurit të mashtrimit…”, deklaroi ajo.
Sa më shumë të varfër dhe të pashkolluar të jenë qytetarët aq më shumë nënshtrohen nga qeveria, konsideron ajo.
“Futja e skemës së TVSH për bizneset e vogla i ka shkatërruar në një kohë që ato biznese ushqejnë familjet me bukë, kjo është arsyeja pse falimentojnë. Kjo skemë e neveritshme është krijuar për përfitimet familjare të kryeministrit Edi Rama”, tha Kryemadhi.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Austri
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë Një dekadë pasi Conchita Wurst bëri histori dhe fitoi Eurovision Song Contest në emër të Austrisë,...
-
Pse Austria nuk është në NATO?
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta