Lajme
Kryediplomatja gjermane: “Sanksionet e reja do ta shkatërrojnë Rusinë”
"Masat tani drejtohen edhe kundër atyre që janë personalisht përgjegjës për luftën, si presidenti Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov"
Duke folur lidhur me sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock thotë: “Kjo do ta shkatërrojë Rusinë”, transmeton albinfo.ch.
Masat tani drejtohen edhe kundër atyre që janë personalisht përgjegjës për luftën, si presidenti Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutonin këtë çështje në Bruksel.
Sa i përket përjashtimit të Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift, kryediplomatja ka thënë se” tani nuk është momenti i duhur.
Është e rëndësishme të mbajmë kokën e ftohtë. Evropa tashmë ka pasur përvoja të këqija me sistemin Swift kur e kishte përjashtuar Iranin. Në një rast të tillë nuk mund të financohen as projektet humanitare. Nga ana tjetër do të ishte shumë më efektive të përjashtoheshin bankat e mëdha ruse nga sistemi financiar.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, i ka përshkruar sanksionet e reja të BE-së për sulmin rus ndaj Ukrainës si “historike”. “Bota nuk ka parë kurrë diçka të tillë”, transmeton albinfo.ch. Ai beson se sanksionet do të hyjnë në fuqi. Ai ishte gjithashtu në favor të një pakete tjetër masash ndëshkuese që do të aplikoheshin kundër Rusisë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













