Kosova
Kryediplomati italian: Kosova meriton liberalizimin e vizave
Në një deklarim te fundit, ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio, ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe meriton liberalizimin e vizave.
Vlen të theksohet se kryediplomati italian këtë deklaratë e bëri në një konferencë ndërparlamentare të organizuar nga kryetari i Komitetit italian për Çështjet e Jashtme dhe BE, Piero Fassino. Ndërkohë që ishte i dërguari i Romës në vendin tonë, Nicola Orlando, që e bëri publik lajmin përmes një postimi në Twitter.
“Në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Piero Fassino, Luigi Di Maio bëri thirrje që Evropa ta mbështesë Ballkanin Perëndimor pas negociatave të shumta të lodhshme në perspektivën e integrimit evropian. Ai theksoi se Kosova plotësoi të gjitha kriteret dhe meriton liberalizimin e vizave”, shkruan Luigi Di Maio.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












